Marrëveshja e re kufitare e vulosur prej SHBA-së e Kanadasë me qëllimin të frenojë fluksin e azilkërkuesve që kalojnë ilegalisht kufirin, ka hyrë në fuqi. Tani, të gjithë emigrantët që kapen përgjatë kufirit 5,060km të gjatë do të dërgohen menjëherë mbrapsht. Hollësitë e ujdisë, dy liderët I bënë publike në Otavë.