Avokatët mbrojtës të dy rusëve dhe ukrainasit të shpallur fajtor për spiunazh, pasi sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit, janë shprehur kundër vendimit të Gjykatës së Elbasanit. Avokati Demir Çiftja i cili ka marrë në mbrojtje rusin Mikail Zorin, ka kërkuar masën detyrim paraqitje, duke pretenduar se klienti i tij është trembur pasi u ndoq nga ushtarët ndaj përdori spray.