Një helikopter dhe një avion i vogël u përplasën në ajër në Arizona të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Të dy mjetet ishin në fluturime mësimore, sqaroi zedhënësi i policisë, Jason McClimans për CNN. Fatkeqësia megjithatë ka qenë më e madhe për helikopterin, në të cilin udhëtonin të dy viktimat.