Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Veliternë në Maliq, ku një makinë ka dalë nga rruga. Si pasojë e përmbysjes së mjeti tip “Benz” të lënduar kanë mbetur shoferi 34-vjeçar me iniciale R. H. dhe dy pasagjerët me iniciale M. B. dhe B. B. Ata ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pas marjes së njoftimit rreth orës 15:10 të kësaj të sthunë, ku më pas kanë ndërhyrë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.