Austria do të dërgojë policë dhe katër dronë në Malin e Zi për të ndihmuar policinë vendase te monitorojë kufirin. marrëveshja u arrit gjatë takimit të ministrit të brendshëm austriak, Karl Nehamer, me homologun malazez Sergej Sekulović, gjatë një vizite në Podgoricë. Për Malin e Zi, kjo ujdi konsiderohet e rëndësishme pasi Frontex nuk ka mandat veprimi në atë rajon.