Një dëshmitar okular ka folur për ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Laert Keka në qytetin e Vlorës. Sipas dëshmisë, viktima Laert Keka, u godit fillimisht nga mjeti tip “Audi” i autorëve, ndërsa më pas njëri prej tyre zbriti nga makina dhe e qëlloi me 3-4 plumba në kokë.