Në qendër të Durrësit, në sheshin Liria u ndezën këtë të shtunë, dritat e pemës së fundvitit, në prani të shumë fëmijëve, familjeve durrsake dhe vizitorëve. Atmosfera festive u shoqërua me muzikë dhe aktivitete për të vegjlit, duke shënuar nisjen zyrtare të sezonit të festave në qytet.