Mijëra banorë të Athinës dolën mbrëmjen e së martës në protestë kundër luftës në Ukrainë. Me pankarta dhe flamuj në duar ,ata bashkuan zërat për pushimin e luftës dhe asaj që ata e quajtën masakër të pa fajshmëve prej forcave pushtuese ruse. Protesta u zhvillua në sheshin Sindagma të kryeqytetit helen.