Kur kanë kaluar 24 orë pas breshërisë së plumbave të qitura nga pistoletë me silenciator të cilat lanë pas të plagosur rëndë 44-vjeçarin Kujtim Meta, policia ka në dorë vetëm gëzhojat. 44 vjeçari nga fshati Savër në Lushnjë ishte duke konsumuar kafen e pasdites në një nga lokalet e Lushnjës, kur drejt tij një person ende i paidentifikuar I maskuar me maskë anti Covid dhe kapele ka qëlluar 8 herë duke e plagosur në shpinë dhe në krah.