Një vit nga atentati me snajper i Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur ndryshe me nofkën Buzderri, policia e Vlorës ende nuk e ka zbardhur ngjarjen. Atentati mafioz i mirëorganizuar nga autorët ndodhi mbrëmjen e 7 janarit 2024. Nga sedilja e pasme e një automjeti, autorët qëlluan në katin e tretë të një pallati ku jetonte Gëzim Sinomati.