AstraZeneca garanton se doza e tretë e vaksinës së saj kundër koronavirusit, ndihmon dhe kundër variantit Omicron, pasi shton në mënyrë domethënëse nivelin e antitrupave në organizëm. “Vaxzevria (vaksina e AstraZenecas) rrit në mënyrë domethënëse nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron pas marrjes së dozës së tretë”, tha kompania farmaceutike duke iu referuar të dhënave të një studimi që ata vetë kanë kryer.