Top Channel/ Asistencë me “përfitim”, raporti: Mbi 200 mld USD ndihma të COVID-it, janë vjedhur!
28/06/2023 15:01

Në mesin e panikut që mbolli pandemia e Covid 19-tës, me nivelin e pafrenueshëm të infektimeve dhe vdekjeve në fillesat e saj, shumë para u hodhën për kapërcimin e situatës. Por tani po dalin në pah edhe abuzimet e bëra me to. Inspektori i përgjithshëm i agjencisë amerikane për biznesin e vogël, i cili po heton programet e financuara nga qeveria federale që ndihmuan bizneset e vogla të mbijetojnë krizën më të rëndë të shëndetit publik në më shumë se njëqind vjet, pohon se mbi 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur nga dy programe të mëdha për lehtësimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit. Shifrat e publikuara nga inspektori i përgjithshëm i Administratës amerikane për Biznesin e Vogël janë shumë më të larta se parashikimet e mëparshme dhe nënvizojnë se sa të cënuara ishin nga mashtruesit programet për mbrojtjen e pagave dhe huasë gjatë pandemisë, veçanërisht gjatë fazave të para. Raporti i inspektorit të përgjithshëm thotë se rreth 17 për qind e të gjitha fondeve u disbursuan për aktorë që ka mundësi të kenë mashtruar. Sipas raportit, vlerësimi i mashtrimit në programin e huasë për dëmet ekonomike të shkaktura nga COVID-19 është më shumë se 136 miliardë dollarë, ose 33 për qind e shumës totale të shpenzuar për atë program. Vlerësimi i mashtrimeve në programin për mbrojtjen e pagave kap shumën prej 64 miliardë dollarësh, tha inspektori i përgjithshëm.

Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
Top News – 150 ushtarë amerikanë të plagosur / Lufta me Iranin ka kosto, Pentagoni jep shifrën
11/03 12:23
Top News – Lyu veten me benzinë, autobusi në flakë / 6 viktima në Zvicër, policia: Akt i qëllimshëm
11/03 12:18
Top News – Vajza e Kim luan raketash. Diktatori merr me vete 13-vjeçaren gjatë testimeve të fundit
11/03 12:17
Top News – Rrafshohet fabrika ruse e mikroçipave / Ukraina sulmon me Storm shadow
11/03 12:17
Top Channel/ IEA njofton hedhjen e rezervave rekord në treg: Stabilizohet çmimi i naftës!
11/03 12:10
Top News – Udhëheqësi i ri Suprem, ende hesht…Kush po e drejton Iranin në mesin e luftës?
11/03 11:45
Top News – Anijet e Iranit bëhen shkrumb e hi / Momenti kur SHBA i hedh në erë në Hormuz
11/03 11:37
Top Channel/ Irani minon Ngushticën e Hormuzit, kërcënon Trump: Hiqini minat, ose “ ju fshijmë”!
11/03 11:30
Top News – Irani minon Ngushticën e Hormuzit / Bllokon naftën, tërbohet Trumpi: Hiqini tani
11/03 11:28
Top Channel/ BBC: Luftën e Iranit do ta paguajnë konsumatorët, rriten apo ulen cmimet!
11/03 11:27
Top News – Trump do nisë ushtrinë në terren…LIgjvënësit amerikanë të alarmuar: Po na vë në rrezik
11/03 11:19
Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
DIGITALB DIGITALB