Rruga “Xhon Belushi” në Njësinë 4 është segmenti i radhës, i cili po asfaltohet nga Bashkia e Tiranës. Aksi i shërben një komuniteti prej rreth tre mijë banorësh dhe pritet të rrisë më shumë vlerën e pronës në zonë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi mbrëmjen e djeshme punimet dhe siguroi se do të asfaltohen të gjitha rrugët dhe rrugicat në kryeqytet.