Tetë orë diskutimi nuk mjaftuan që ligjvënësit serbë të bindeshin për të votuar anëtarët e qeverisë së re. Seanca u ndërpre, duke detyruar parlamentin të mblidhet sot sërish. 30 ministra janë propozuar në përbërjen e kabinetit, 10 nga të cilët janë emra të rinj. I mandatuari për krijimin e ekzekutivit, Gjuro Macut, në fjalën e mbajtur para deputetëve, u shpreh se institucionet duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe se kjo është detyra themelore e Qeverisë së re.