Analistët politikë e shohin me skepticizëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic që do të mbahet në 14 shtator në Bruksel. Edhe pse në vetvete e konsiderojnë të mirëpritur një përballje të tillë për dialogun, bindja e tyre është se vonesat në shtensionimin e plotë të situatës në veri dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të reja atje, do të zvarrisin edhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit e të Ohrit.