E hëna ishte një ditë kyçe për astronautët e misionit “Artemis II”. Pas 56 vitesh ata kanë thyer rekordin për distancën më të largët nga Toka, të mbajtur më parë nga ekuipazhi i misionit “Apollo 13” në vitin 1970. Në anijen kozmike “” Reid Ëiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen arritën distancën prej 400 mijë 171 kilometrash të arritur nga “Apollo 13” gjatë rihyrjes së saj emergjente në Tokë. Programi i fluturimit parashikon që “Orion” të largohet më tej në orën 1:02 të mëngjesit sipas orës shqiptare, duke arritur 406mijë e 777 kilometra nga Toka, distanca më e largët nga Toka e arritur ndonjëherë nga një mision hapësinor i drejtuar nga njerëz. Katër astronautët u bënë njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga Toka, duke u përgatitur të vëzhgojnë zona të Hënës që nuk janë parë kurrë më parë me sy të lirë , si pjesë e fluturimit historik hënor të NASA-s. "Mbi të gjitha, ne kemi zgjedhur këtë moment për të sfiduar këtë brez dhe tjetrin, për t'u siguruar që ky rekord të mos zgjasë shumë", tha Hansen. Astronautët gjithashtu emëruan një krater në kujtim të gruas së ndjerë të komandantit të misionit Reid Ëiseman. "Është një pikë e ndritshme në Hënë. Dhe ne do të donim ta quanim Carroll ", tha astronauti kanadez Jeremy Hansen drejtpërdrejt në televizion.