Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën me një rekord historik misionin e tyre drejt Hënës duke udhëtuar më larg nga Toka se çdokush tjetër. Tashme, ata kane nisur fluturimin e kthimit. Anija kozmike Orion arriti një distancë maksimale prej mbi 400 mijë kilometrash nga planeti ynë, duke tejkaluar kështu rekordin e Apollo 13 të vitit 1970.