Nga muaji korrik janë hapur regjistrimet per klasën e 10 për arsimin profesional dhe do të zgjasin deri në fund të muajit shtator. Procesi kryhet përmes e-albania ku cdo prind mund të aplikojë online përmes këtij shërbimi dhe më pas merr përgjigjen nga shkolla. Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy-tre dhe katër vjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.