Rreziqet e vazhdueshme për sigurinë ushqimore në vend të ngritura nga Top Channel, kanë vënë në lëvizje dhe parlamentin e Shqipërisë teksa një grup deputetësh së fundmi kanë ndërmarrë një projektligj që kërkon marrjen e masave “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratike për ndotësit ushqimorë”. Shqetësimi i bërë publik nga emisioni Inside Story në Top Channel pas investigimit se mbi cilësinë e bukës është vënë re prania e arsenikut një lëndë e rrezikshme për trupin e njeriut, është ngritur dhe në komisionet parlamentare.