Top Channel/ Arroganca e Lajcak me Kosovën: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër!
17/06/2021 14:42

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të të dërguarit të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, i cili kur u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për kosovarët mes tjerash tha: “Nëse nuk i besoni Bashkimit Europian, shkoni diku tjetër”. Kusari-Lila tha se nëse Lajcakut nuk i pëlqen puna e tij, ndoshta do të ishte më mirë të shkonte diku tjetër. “Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për tu afruar me Bashkimin Europian dhe të mos shikoj tutje”, ka shkruar ajo. As ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, nuk la pa e fshikulluar të derguarin e BE-së. “Arrogant. Ekstremisht arrogant. Zgjerimi nuk është projekt altruist. Për më tepër, nëse Bashkimi Evropian dështon në fqinjësi, atëherë si presin burokratët e BE-së, të merren seriozisht me vende më të largëta dhe shumë më komplekse”, thotë ajo. Në fund të muajit maj, disa deputetë gjermanë kërkuan liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, ndërsa Brukseli duket se e ka hedhur të gjithë vëmendjen e tij tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Top News/ Ukraina merr armë që mund të ndryshojnë luftën/ SHBA i dërgon fshehurazi raketat
25/04 10:05
Top News/ Tajlanda nën pushtetin e “El Nino”, përfshihet nga nxehtësia ekstreme
25/04 08:30
Top News/ Kuajt vrapojnë rrugëve të Londrës, plagosin katër persona
25/04 08:00
Top News/ SHBA armatos Ukrainën/ Biden firmos ligjin, ndihmë dhe për Izraelin e Tajvanin
24/04 22:57
Top Channel/ Kryeministri spanjoll pezullon veten në detyrat publike,shkak hetimi ndaj bashkëshortes
24/04 22:06
Top News/ Macron vesh fanellën e futbollit, presidenti francez tregon aftësitë në sport
24/04 22:03
Top Channel/ Nuk ndalet Biden, 95 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
24/04 21:27
Top Channel/ Athina si planeti Mars, Helsinki pushtohet nga dëbora! Moti i pazakontë pushton Evropën
24/04 21:23
Top Channel/ Sulm horror në një shkollën në Uells! Nxënësja qëllon me thikë mësuesen dhe dy të tjerë
24/04 21:22
Top Channel/ Mori ryshfet 1 milion rubla! Arrestohet zëvendësministri rus, rrezikon 15 vjet burg
24/04 19:26
Top Channel/ E zhgënjyer nga pagesat në filma, ish-pornostarja i futet botës së Instagramit
24/04 18:54
Top Channel/ Konti britanik i kërkoi ish-prostitutës divorcin, ajo pagoi 100 mijë £ për ta vrarë
24/04 18:09
Top Channel/ Tronditja e 10-vjeçarit, zgjohet dhe gjen trupat e pajetë të nënës dhe vëllezërve
24/04 17:55
Top Channel/Dronët ukrainas godasin objektet karburantit, shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës
24/04 17:54
Top Channel/ Gjermania akuzon 6 të huaj për planifikim të sulmeve terroriste, ishin pjesë e ISIS-K
24/04 17:23
Top Channel/ BE kërkon hetim të pavarur për varrezat masive të gjetura në Gaza
24/04 16:30
Top Channel/ Frikë nga ‘Ruanda’, ‘ZHDUKEN shqiptarët nga kontrollet e “lirisë me kusht” në Angli
24/04 16:21
Top Channel/ Ndalohet TikTok në SHBA? Kushti i Senatit Amerikan
24/04 16:19
Top News/ Kuajt në arrati, ‘terrorizojnë’ Londrën / Panik në qendër të qytetit në orën e pikut
24/04 15:17
Top Channel/ SHBA, senati Ok ligjit për TikTok-un: Ose na e shisni ne brenda vitit, ose ndalohet!
24/04 15:10