Top Channel/ Arrihet armëpushimi në Gaza, palestinezët festojnë nëpër rrugë
21/05/2021 10:52

Pas 11 ditë luftimesh të ashpra që shkaktuan mbi 100 viktima, lanë pas shkatërrime masive në Rripin e Gazës, e bllokuan aktivitetet në pjesën më të madhe të Izraelit, qeveria e Izraelit dhe palestinezët militantë në Rripin e Gazës arritën armëpushimin, duke ndjekur kështu një propozim të Egjiptit, që po ndërmjetëson mes palëve në konflikt. Pushimzjarri u vendos pa asnjë kusht paraprak, tha një zëdhënës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu pas një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë të enjten (20.05) në mbrëmje, por nëse palestinezët i vazhdojnë sulmet e tyre me raketa armëpushimi shfuqizohet menjëherë.Edhe Hamasi radikal e pranoi marrëveshjen. të traumatizuar nga dhuna e këtyre ditëve, paklestinezët vërshuan në rrugët e Gazës të festonin lajmin e armëpushimit. „Armëpushimi hyri në fuqi për të dyja palët të premten (21.05) në orën 02:00 sipas orës lokale", vuri në dukje Taher al-Nuno, një këshilltar u kreut të Hamasit Ismail Hanija, në Gaza. „Rezistenca e armatosur" e palestinezëve do të vazhdojë derisa këtë do ta bëjë pala izraelite, shtoi ai.Gjatë ditëve të fundit disa shtete – ndër to edhe Gjermania – janë përpjekur që t'u jepet fund sulmeve nga ajri. Presidenti i SHBA-së Joe Biden në një telefonatë me Netanjahun bëri thirrje për çtensionim të menjëhershëm të situates dhe e përshëndeti vendosjen e pushimzjarrit. Të enjten ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas zhvilloi bisedime me të dyja palët në Lindjen e Mesme. Ashtu si tre luftërat e mëparshme midis dy armiqve të hidhur, raundi i fundit i luftimeve përfundoi pa ndonjë zgjidhje të konfliktit. Izraeli pretendoi se u ka shktatuar dëme të mëdha Hamasit, por përsëri nuk ishte në gjendje të ndalonte breshëritë e raketave të grupit militant islamik. Hamasi gjithashtu pretendoi fitoren. Por tani përballet me sfidën e madhe të rindërtimit në një territor tashmë që vuan nga varfëria, niveli i lartë i papunësisë dhe përhapja e koronavirusit.

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58