Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau të atin mbrëmjen e djeshme duke e goditur atë me sende të forta, është arrestuar mëngjesin e sotëm. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Mariglen Muhametaj 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Qemal Muhametaj.