Një 18-vjeçar i armatosur ka rënë në prangat e policisë në Shkodër. Në prangat e policisë ra J. D., 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.