Ish presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale me pretendimin se byzylyku elektronik i kyçit të këmbës, të cilin e kishte mbajtur që nga korriku i këtij viti, ishte manipuluar në orët e para të mëngjesit. I dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativën e një grushti shteti dhe krime të tjera të rënda, Bolsonaro u mor në orën 6 të mëngjesit nga shtëpia e tij në kryeqytet, ku kishte qëndruar në arrest shtëpiak që nga 4 gushti. Kreu i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes, që është dhe akuzuesi kryesor i Bolsonaros, urdhëroi paraburgimin e tij - "pa përdoruar prangat dhe pa ekspozim ndaj publikut".