Një 37-vjeçar nga Golemi u arrestua nga policia pasi u kap me armë zjarri dhe kokainë. I riu u kap në rrugën dytësore Tiranë-Vorë nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”. Ai ishte duke lëvizur me një automjet, kur u ndalua nga patrulla e policisë.