Një krim i rëndë në familje është parandaluar në Durrës, ku 40-vjeçari i armatosur kishte në shënjestër bashkëshorten. Dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët. Ajo ishte e pajisur gjithashtu me urdhër mbrojtje, nga Gjykata e Durrësit që prej datës 04.05.2023, për shkak të dhunës së ushtruar.