Një 33-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm. Autori D. Xh. banues në Peshkopi është kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana”. Ai ishte nisur në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Opel”, me 4 emigrantët e paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin.