Ka zgjatur vetëm pak javë arratia e një 43-vjeçari në kryeqytet për të cilin policia e Tiranës kishte siguruar prova se ishte pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante drogë në kryeqytet. Emiljano Sinani, 43-vjeçari që u arrestua mbrëmjen e kaluar në rrugën Jordan Misja në kryeqytet ishte i 96-ti që ra në prangat e Policisë Tiranë, i dyshuar si shpërndarës i drogërave të ndryshme në kryeqytet.