Organizata më e madhe kriminale e trafikut të drogës në Ballkan mori një goditje të fortë pas një operacioni ndërkombëtarë të kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika. Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL njoftoi se blice të koordinuara u kryen në Serbi e Holandë. Qëllimi i bastisjeve ishte kapja e liderit të kartelit dhe shkatërrimi i infrastrukturës së shpërndarjes.