Pas arrestimit nën akuzën e shit blerjes së votave të Fredi Belerit, ka reaguar edhe Athina zyrtare. Nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Greqisë, ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamici, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me gjasa për të marrë më shumë informacione mbi akuzat që rëndojnë mbi kandidatin himarjot.