Gjyqtarja Zamira Vyshka e cila do të qëndrojë nën arrest me burg, këmbënguli para gjykatës antikorrupsion se është e pafajshme mbasi nuk ka asnjë dijeni se çfarë kanë folur katër të dyshuarit e tjerë. E kam patur koleg avokatin Ilir Pashaj dhe ndaj e kam mbajtur afër dhe e kam trajtuar si nipin tim, rrëfeu gjyqtarja, megjithëse SPAK pretendon se avokati Pashaj negocioi me klientin dhe dy persona të tjerë për të zbutur dënimin e një të burgosuri.