Një ish-komandant i grupit famëkeq të mercenarëve rus Wagner ka dezertuar e është arratisur në Norvegji ku po kërkon azil. 26 vjecari Andrey Medvedev, kaloi kufirin të premten e kaluar, kur dhe u ndalua nga rojet norvegjeze. Ai aktualisht po mbahet në Oslo ku përballet me akuzat për hyrje të paligjshme në vend, tha avokati i tij Brynjulf Risnes për BBC.