Top Channel/ “Arratisen” 16 anije-çisternë të Venezuelës: Sfiduan bllokadën e SHBA-së!
05/01/2026 13:50

Të paktën 16 cisterna nafte të prekura nga sanksionet e SHBA-së kanë tentuar sipas New York Times, t’i shmangen bllokadës detare që Washingtoni ka vendosur ndaj eksporteve energjetike të Venezuelës. Anijet në fjalë kanë tentuar të fshehin vendndodhjet e tyre të vërteta osetë fikin sinjalet e transmetimit. Për javë të tëra, anijet sipas gazetaës prestigjoze, ishin parë në imazhet satelitore teksa qëndronin të ankoruara në porte venezueliane. Megjithatë të shtunën, pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro nga forcat amerikane, të gjitha qenë larguar nga ato vende. Katër prej tyre janë ndjekur nga satelitët duke lundruar në lindje me emra të rremë e duke dhënë koordinata të gabuara të pozicioneve të tyre, një taktikë mashtruese kjo e njohur si “spoofing”. Katër anijet janë larguar nga porti pa autorizimin e qeverisë së përkohshme, sipas komunikimeve të brendshme të kompanisë shtetërore venezueliane të naftës dhe dy personave nga industria e naftës në Venezuelë, të cilët folën në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes. Largimi i cisternave, mund të shihet sipas New York Times si një akt sfide edhe ndaj vetë kontrollit të kryetares së përkohshme të shtetit, Delcy Rodríguez. 12 të tjerat nuk po transmetojnë asnjë sinjal dhe nuk janë lokalizuar në imazhe të reja. Presidenti Trump vendosi në mënyrë të njëanshme një “bllokadë të plotë” ndaj cisternave venezueliane të naftës të sanksionuara më 16 dhjetor, një përpjekje kjo të cilën Sekretari i Shtetit Marco Rubio e përshkroi si një nga karantinat detare më të mëdha në historinë modern, që sipas tij, “paralizonte” me sukses aftësinë e regjimit për të gjeneruar të ardhura.

Top News- Trump alarmohet me Iranin, ultimatumi i fundit: Hiqni minat nga Hormuzi
10/03 23:15
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
10/03 22:38
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top News- Lufta ‘godet’ karburantet/ Autoritetet monitorim tregut për të ndalur çmimet abuzive
10/03 21:55
Top News- Aksident i rëndë, makina del nga rruga e bie në kanal, humb jetën shoferi
10/03 21:42
Top News-“Ndaleni këtë poshtërsi!”, shpërthen Braçe për çmimin e naftës: Skemë që grabit qytetarin
10/03 21:12
Top News-PS kundër arrestimit të Ballukut/ Komisioni Europian për Top News: Vendim i takon Kuvendit
10/03 20:44
Top News- Irani sulm kundër Shqipërisë, hakerat “godasin” sistemin IT të Kuvendit
10/03 20:08
Top News – Ministri Hoxha takon Kallas: Shqipëria, e linjëzuar me politikën e BE
10/03 19:57
Top News- Ushtarët zviceranë në veri/ Zvicra drejt zgjatjes së misionit ushtarak deri në 2029
10/03 19:56
Top Channel/ Amnistia “vuloset” në prill për 447 të burgosur, përjashtohen të dënuarit e SPAK
10/03 19:45
Top Channel/ Irani na sulmon Parlamentin, kuvendi: Hakerat kanë fshirë disa informacione
10/03 19:38
Top News – Danimarka mbyll ambasadën në Teheran. Marrëdhëniet do menaxhohen nga Kopenhageni
10/03 19:37
Top News – Misri me aflatoksinë në Shkodër. Gjobitet biznesi nga AKU, procedohen inspektorët
10/03 19:32
Top News – Pagat rriten, punonjësit jo. Oferta e bizneseve nuk zgjeron krahun e punës
10/03 18:40
Top News – Emisari i Trump i kthehet Vjosa Osmanit / Grenell: Po gënjen, ekipi me Kurtin katastrofë
10/03 18:39
Rama I hap luftë SPAK-UT/ Detajet tronditëse, avokatët: Duan ti heqin kompetencat | Breaking
10/03 18:34
Top News-Shtohen masat e sigurisë ndaj kreut të SPAK/ Mbrojtje edhe për ish drejtuesin Altin Dumani
10/03 18:06
Top News- I dënuar nga Itali për plagosje / ‘The Wanted’ arreston 32 vjeçarin në Tiranë
10/03 18:05
DIGITALB DIGITALB