Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do nisë të zbatohet mëngjesin e së enjtes, siç raporton Agjencia franceze e lajmeve AFP. Po sipas mediave lokale në Izrael ora 10 me atë lokale do jetë vendimtare për lirimin e pengjeve. Marrëveshja përfshin një armëpushim katër-ditor të luftës na Gaza, gjatë së cilës grupi militant palestinez pritet të lirojë të paktën 50 nga pengjet që morën në sulmin e tyre vdekjeprurës të 7 tetorit. Pengjet që do të lirohen janë gra dhe fëmijë.