Një 31-vjeçar është arrestuar në kryeqytet për armëmbajtje pa leje. Policia njofton se gjatë kontrollit në vendin e quajtur ish-Parku, Ervis Xheli u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.