Dy persona janë arrestuar në Zall-Bastar për kultivim kanabis. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar kanabis në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara kabanisi.