Veprimet e shqiptarëve vazhdojnë të mbeten në lupën e mediave britanike. Gazeta Daily Telegraph shkruan sot se grupe kriminale shqiptare po tentojnë të kontrabandojnë armë në Britaninë e Madhe përmes portit të Durrësit, ku qeveria angleze është e detyruar të forcojë sigurinë. Policia, thuhet aty, gjeti tetë pistoleta Glock me municione të fshehura në një furgon me ushqime në këtë port mbrëmjen së hënës.