Top Channel/Aramco, fitime të cmendura nga kriza: 82% më shumë të ardhura nga nafta!
15/05/2022 12:48

Kompania saudite e naftës, Aramco raportoi fitimet e saj më të larta që nga listimi i vitit 2019 pasi çmimet e naftës dhe gazit pësuan rritje në mbarë botën. Gjigandi shtetëror i energjisë thotë se ka pasur një rritje te fitimeve në masën 82%, me të ardhurat neto që kapërcyen 39.5 miliardë dollarë në tremujorin e parë. Në një deklaratë për shtyp, firma sqaroi se cmimet e larta te energjisë, por edhe një rritje e prodhimit ndikuan në këë nivel të jashtëzakonshëm fitimesh. Pushtimi i Ukrainës ndikoi në rritjen e kuotimit të naftës dhe gazit në mbarë botën. Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë, por vendet perëndimore janë zotuar tani ta reduktojnë varësinë e tyre për energji prej saj. Cmimi i naftës kishte filluar megjithatë të rritej që përpara luftës, pasi ekonomitë kishin filluar të rimëkëmbeshin nga pandemia e Covid 19 dhe kërkesa tejkaloi ofertën. Firma të tjera energjetike, duke përfshirë Shell, BP dhe TotalEnergies, kanë raportuar gjithashtu fitime të larta si rezultat, megjithëse shumë prej tyre po përballen edhe me kostot e mbylljes së operacioneve të veta në Rusi. Shefi ekzekutiv i Aramco, Amin Nasser, u shpreh se kompania ishte "e fokusuar në ndihmën për të përmbushur kërkesën botërore për energji që është e besueshme, e përballueshme dhe gjithnjë e më e qëndrueshme". "Siguria energjetike është jetike dhe ne po investojmë në të për një periudhë afatgjatë," shtoi ai.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06