Teksa vizitoi sot Shkodren, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka sqaruar anulimin e anulimin e grantit të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit me vlerë 28 milionë euro. Hohmann tha se anulimi erdhi për shkak të ndryshimit të kushteve të investimit. Zyrtarja e lartë Evropiane vizitoi zonat e përmbytura në Shkodër si pasojë e motit të keq, ku tha se çdo euro e investuar në parandalim tw katastrofws kursen 100 euro të tjera të investuara në pastrim pasi të ketë ndodhur përmbytja. Ajo tha se Bashkimi Evropian është gjithmonë aty dhe nuk i ikën problemeve dhe do të vijë në ndihmë për zhvillimin e kapaciteteve në mënyrë që të ketë reagim më të shpejtë.