Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ritheksoi qëndrimin e tij për animimin e bërë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga detyra e ministres Belinda Balluku. Ai u shpreh se ankimimi që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike dhe as kundërvenie ndaj drejtësisë. Ndër të tjera, teksa i referohej “arrestit shtëpiak” të drejtorit të ARRSH dhe drejtorit të KESH-it, Rama tha se “paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipë”. “Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.