Top Channel/ Anijet në det, Stambolli përgatitet për tërmet të magnitudës 7.5!
29/04/2021 12:13

Një plan I përgatitur nga Ministria e Brendshme turke në bashkëpunim me disa agjenci të interesuara, parashikon që disa të ashtëquajtura “anije evakuimi” të qëndrojnë në det pranë Stambollit për të marrë viktimat e tërmetit nga provinca në rastin e ndonjë tërmeti të madh të mundshëm në rajonin e Marmarsë. Duket se dicka e tille është e pritshme.Plani për Stambollin, një nga qytetet më të populluara të Turqisë me 16 milion banorë, është përgatitur nga Ministria e Brendshme, Zyra e Guvernatorit të Stambollit, Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe komanda e xhandarmërisë provincial. Ai propozon katër mënyra evakuimi, duke përfshirë detin, ajrin, tokën dhe rrugët hekurudhore, në rast se godet një tërmet I magnitudës 7.5. “Ka 23 qendra evakuimi në Stamboll. Ne si fillim, do të mbledhim njerëz në këto qendra, ”tha Metin Günal, koloneli i xhandarmërisë për transmetuesin kombëtar, TRT. Plani prek edhe rreth 18 qytete në rajonet perëndimore, lindore dhe jugore të Turqisë duke I cilësuar si "provinca mbështetëse"."Si hapi i dytë, ne do të evakuojmë njerëzit nga Stambolli në këto qytete 'duke përdorur të gjitha mjetet e transportit," shtoi Günal. Në mesin e këtyre zonave mbështetëse janë dhe disa pika të njohura turistike si Izmiri, Konia e Antalia. Ndërkohë, linja e parë e evakuimit konsiderohet ajo detare, e për këtë qëllim, 6 kalata tragetesh do të shndërrohen në “qendra evakuimi në det”.

Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08
Top Channel/ Spanja shpall tre ditë zie: Përplasja e trenave erdhi për faj të sistemit kompjuterik!
29/10 10:52
Top Channel/ 1000 jetët e Netanyahut: “E quajnë Magjistari, i” tmerrshëm” për të gjetur aleatë!
29/10 10:44
Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20