Një anije e Marinës turke ka shtyrë një anije kërkimore greko-qipriote e cila sipas Ankarasë, kishte shkelur shelfin e saj continental në Mesdhe. Agjensia e lajmeve Anadolu citon ministrinë turke të mbrojtjes të pohojë se administrata greko-qipriote kishte lëshuar një Navtex, një mesazh paralajmërues lundrimi për aktivitet kërkimor në një zonë e cila përfshinte dhe shelfin continental të Turqisë.