Top Channel/ Anglia “ngrin” bashkimet familjare/ Refugjatët përballen me kërkesa të reja
01/09/2025 22:28

Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit, veçanërisht pranë hoteleve ku strehohen azilkërkues. Në këtë klimë të tensionuar, Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper (Evet Kuper), ka dalë para Parlamentit me një paketë të re masash që synon të forcojë kontrollin mbi emigracionin dhe azilin. Një nga ndryshimet kryesore që ajo prezantoi ka të bëjë me ribashkimin familjar të refugjatëve. Sipas rregullave të reja, ata që kërkojnë të sjellin familjarët e tyre në Britaninë e Madhe do të duhet të përmbushin disa kushte më të forta: të kenë të ardhura të mjaftueshme, të njohin gjuhën angleze dhe të kenë jetuar një periudhë minimale në vend. Cooper tha se qëllimi i këtyre masave është të ruhet një balancë mes humanizmit dhe aftësisë së shtetit për të menaxhuar integrimin. Një tjetër pikë që u njoftua ishte vendimi i qeverisë për të mbyllur të gjitha hotelet që aktualisht përdoren për të strehuar azilkërkues deri në vitin 2029. Cooper shtoi se nëse sigurohet infrastruktura e nevojshme, ky proces mund të përshpejtohet. Përballë zërave në rritje që flasin për një largim të mundshëm të Britanisë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Sekretarja e Brendshme u shpreh qartë: “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona ndërkombëtare, ato janë thelbësore për sigurinë dhe legjitimitetin tonë.” Kjo paketë e re vjen si përpjekje për të qetësuar opinionin publik, por me gjasë do të ngjallë debat edhe më të madh në javët në vijim.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB