Top Channel/ Anglia kërkon Ilir Kumbaron, i kërkuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës
06/08/2025 19:41

Megjithëse kanë kaluar 13 vite nga zhdukja misterioze në Londër e një ish zyrtari të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, i dënuar në mungesë për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Policia Metropolitane londineze i është rikthyer kërkimeve për ta gjetur. Ky është apeli i Metropolitan Police në Londër siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ku i kërkohet publikut të ndihmojë me informacione të cilat to të zbulojnë vendndodhjet e Ilir Kumbaros i cili theu lirinë e dhënë me kusht. Apeli shoqërohet me një foto të ish zyrtarit të rëndësishëm të SHISH kur ai u prangos në shtator 2008 për qëllim ekstradimi në Shqipëri. “Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë personi” thotë Metropolitan Police. Këto janë të vetmet pamje filmike të cilat tregojnë Ilir Kumbaron në vitin 2010 pasi ai u paraqit në një rajon policie duke firmosur si masë e lirisë me kusht. Në Dhjetor 2011 ditën kur gjykata londineze do të lexonte vendimin për ta ekstraduar apo jo drejt Shqipërisë, Ilir Kumbaro nuk u paraqit. Kur kanë kaluar 13 vite nga kjo ngjarje ende sot nuk është zbuluar nëse Ilir Kumbaro mundi të dalë nga Mbretëria e Bashkuar apo fshihet atje në mënyrë perfekte duke iu shmangur ekstradimit në Shqipëri. Në vitin 2012 ish Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e dënoi në mungesë Ilir Kumbaron me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës. Po në këtë gjykatë ,më 16 Tetor 2011 prokuroria tërhoqi akuzat për Arben Sefgjinin ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe për Avdi Koldashin ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit në SHIK, duke i shpallur të pafajshëm. Sipas prokurorisë akuzat ndaj tyre nuk mund të provohen. Ish-kryetari degës në SHIK, Ilir Kumbaro udhëhoqi operacionin e marrjes në pyetje në Vain të Lezhës, të Remzi Hoxhës. Hetimet zbuluan se ai ishte rrëmbyer në Tiranë nga zyrtarët e inteligjencës shqiptare më 21 tetor 1995 në rrugën "Siri Kodra", afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur "Frigoriferi". Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë. Remzi Hoxha, Zizo Kristopulli dhe Avdyl Loshaj u rrëmbyen nga SHIK nën dyshimin se po koplotonin kundra presidentit të kohës Sali Berisha. Po të shikojmë historikun e dosjes së rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes të Remzi Hoxhës prej vitit 1995, janë shumë personazhe të cilët kanë ndërruar jetë, duke vështirësuar hedhjen dritë mbi këtë krim shtetëror të asaj kohe. Bashkim Gazide ish drejtues i SHISH urdhërues i këtij operacioni ndërroi jetë në Turqi në vitin 2008. Budjon Mece ish punonjës i SHIK i cili sipas prokurorisë torturoi në bazën e Vainit në Lezhë, Remzi Hoxhën ndërroi jetë në Tiranë disa vite më parë. Xhevat Hana ish prokuror i cili hetoi rrëmbimin dhe këmbënguli në ekstradimin e Ilir Kumbaros, ndërroi jetë në mënyrë të beftë, në një spital të Italisë në vitin 2012. John Jones ish avokati mbrojtës i Ilir Kumbaros kreu vetëvrasje duke u hedhur përpara një treni në Londër në stacionin Ëest Hampstead në vitin 2016. Ndërkohë personat e mbetur të cilët kanë dijeni se çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën janë ish presidenti Sali Berisha dhe Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë.

Top News- Zbardhet drafti i amnistisë, kush përfiton dhe kush përjashtohet
04/02 23:02
Top Channel/ Ish-presidenti Moisiu në spital, probleme me frymëmarrjen
04/02 23:00
Top News- E kafshon qeni, vdes gruaja në fshatin Çërragë të Belshit
04/02 22:33
Top Channel/ Ish-zyrtarë të PD morën poste në administratë,Berisha: Nuk do kemi keqardhje…
04/02 22:17
Top Channel/ ‘Të flasim atë ditë për shqiptarët’, Berisha për protestën: Tokën do ja tundim…
04/02 20:17
Top Channel/ Kanceri mund të parandalohet! Studimi i OBSH në ditën botërore të kancerit
04/02 20:14
Top Channel/ ‘Kanë ardhur çunat, ata i blejnë’, Berisha tregon bisedën me ndërtuesin: Apartamentet…
04/02 20:10
Top News- Lirohet vëllai i ish-deputetit, operacioni në zemër “shpëton” Xhelal Rrajën
04/02 20:02
Top Channel/ Zhbllokohet “Tik tok”, hapet aplikacioni i përdorur nga 1.5 milionë shqiptarë
04/02 19:51
Top Channel/ Mashtrim me porositë! Nis hetimi për shërbimet postare në Tiranë
04/02 19:50
Top Channel/ “E vërteta e debatit me Ramën”, flet fermeri që u përplas me kryeministrin në Divjakë
04/02 19:46
Top Channel/ ‘Diktatura ishte regjim gjakësor, por…’,Berisha:Fatkeqësia më e madhe e drejtësisë…
04/02 19:42
Top Channel/ Demokrati falënderon Berishën: Ti doktor kurrë se ngrite flamurin e bardhë dhe…
04/02 19:41
Top Channel/ Monitorimi i SPAK, Xhafaj nuk tërhiqet për mbikëqyrjen e Prokurorisë së Posaçme
04/02 19:34
Top News- Minoreni plagos me thikë 34-vjeçarin, shkak një konflikt i mëparshëm
04/02 19:29
Top Channel/ ‘Ti japim leksionin këtij regjimi’, Berisha fton qytetarët më 10 shkurt në protestë
04/02 19:23
Top Channel/ ‘Këtë parti s’do e mbani peng me biznesin tuaj’, Berisha: Asnjë keqardhje për ata që…
04/02 19:22
Top Channel/ ‘Po të kishte zgjedhje në 2021 do ishim në pushtet’, Berisha: Fali gjobat 2 miliardë…
04/02 19:21
Top Channel/ ‘Ata që i shndërruan zgjedhjet në farsë s’kanë legjitimitet’,Berisha:Kush ka vjedhur…
04/02 19:21
Top Channel/ Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin
04/02 18:59
DIGITALB DIGITALB