Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02/2026 19:20

Një vendim i Gjykatës së Lartë në Britani ka shkaktuar debate të forta, pasi ka vendosur se 70 emigrantëve që kanë aplikuar deri më tani, do t’u kompensohen me nga 6 mijë e 600 paund secilit, për telefonat celularë që u kanë marrë autoritetet britanike të emigracionit në momentin që kanë mbërritur me gomone në brigjet angleze përmes kalimeve ilegale nëpër La Mansh. Deri tani shuma që do të kompensohet shkon në gjysmë milioni, por mbi 1300 të tjerë janë në pritje dhe nuk ka shifra të sakta sa kanë qenë ata emigrantë që u është marrë celulari. Autoritetet britanike të Home Office dhe Emigracionit ua merrnin emigrantëve të mbërritur me gomone celularët e tyre për t’i ç’koduar dhe më pas për të grumbulluar të dhëna inteligjente për të luftuar grupet kriminale dhe për të mësuar se si funksionon ky biznes kriminal, përmes komunikimeve të emigrantëve dhe drejtuesve të këtyre rrjeteve të trafikimit. Kritikët e kanë cilësuar një vendim të tillë si “farsë”. Ish zëvendësministri i Emigracionit në kohën e konservatorëve, Robert Jenrick, i cili tashmë ka kaluar në partinë pro-Brexit “Reforma” të Nigel Farage, ka deklaruar se “me ardhjen në pushtet partia Reforma do të ndalojë aplikimin e vendimeve të Gjykatave Evropiane”. Vendimi i Gjykatës që prodhoi një “bonanza” kompensimi erdhi pas një kërkese të bërë kundër politikës së autoriteteve të emigracionit ndaj të ardhurve në periudhën prill–nëntor të vitit 2020. Duhet thënë se kalimet me gomone patën një kulm në vitin 2022 e më pas, ku afro 40 mijë emigrantë kanë ardhur çdo vit përmes La Manshit. Ato filluan masivisht në vitin 2022 në një kamp të quajtur Manston në afërsi të Doverit, ku mbërrinin mes shumë kombësive edhe shumë emigrantë shqiptarë. Telefonat celularë u mbaheshin për tre muaj emigrantëve ose edhe më shumë, madje as nuk u ktheheshin emigrantëve. Sipas vendimit të Gjykatës, emigrantët bullizoheshin për dorëzimin e aparateve celularë dhe marrjen e passcode-ve me qëllim marrjen e informacioneve personale. Të dhënat më pas futeshin në databazën e quajtur “Project Sunshine”. Aktualisht, qeveria britanike ka miratuar një ligj që e bën marrjen e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike një veprim të ligjshëm. Një zëdhënës i Home Office tha për mediat se ky kompensim duhet bërë si rezultat i politikës së mëparshme të konservatorëve, qeveri e cila nuk ekziston më.

Top News – Bombarduesit amerikanë bëhen gati / B-1 ‘ndezin motorët’ në bazën ajrore britanike
12/03 17:35
Top News – Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos
12/03 17:34
Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
DIGITALB DIGITALB