Megjithëse një pjesë e vogël e komunitetit shqiptarë në Britaninë e Madhe, shqiptarët e përfshirë në botën e krimit atje, vijojnë të prodhojnë kryetituj gazetash. Është gazeta Sunday Express e cila ka si titull “Gangsterët shqiptarë rekrutojnë nga vendlindja”. Jon Austin editor i krimeve në këtë gazetë, shkruan se Britania e Madhe po përballet me një valë të tretë emigrimi të shqiptarëve në shtetin ishullor. “Tashmë grupet kriminale shqiptare të konsoliduara janë duke rekrutuar ushtarët e rinj në vendlindjen e tyre” thuhet në artikull.