Qeveria britanike po shikon mundësinë që në të ardhmen, azilërkuesit të strehohen më shumë nëpër kazerma ushtarake e të largohen prej hoteleve. Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey konfirmoi lajmin se një skenar i tillë po diskutohet nga ekzetkutivi i Keir Starmerit, edhe pse po shqyrtohen gjithashtu edhe objekte jo-ushtarake për të ofruar një strehë për emigrantët që kërkojnë azil.