Zbulohen detaje të reja të cilat mund të kishin parandalur dhënien fund të jetës në mënyrë tragjike të Leonard Farrukut në anijen hotel në Jug të Anglisë ku Home Office e kishte akomoduar. Diane Taylor gazetare e The Guardian ka zbuluar se nuk u morën në konsideratë shqetësimi se shqiptari 27 vjeçar kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.