Amnesty International pohoi përmes një raporti të publikuar sot se zyrtarë serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve dhe aktivistëve, e për këtë citon prova dixhitale dhe dëshmi të personave që thanë se ishin hakuar në muajt e fundit. Në dy raste, softueri i ofruar nga kompania izraelite e mbikëqyrjes, Cellebrite DI Ltd, u përdor për të hapur telefonat, thuhet në raport.