Personeli amerikan shkatërroi pasaportat e disa afganëve kur po largonte materialet delikate nga Ambasada amerikane në Kabul gjatë përgatitjeve për një evakuim të plotë, thotë CNN. Është e paqartë përse u shkatërruan pasaportat, vazhdon gjigandi mediatik amerikan, por është e mundur që diplomatët të kenë dalë në përfundimin se do të kishte qenë e rrezikshme që dokumentet të binin në duart e talebanëve që më pas do t`i shenjestronin afganët në fjalë.